Ambasadorja Kim uron Ramën: Mandati i tretë historik, SHBA pret të punojë intensivisht me ju

Shqipëria

Ambasadorja Kim uron Ramën: Mandati i tretë historik, SHBA pret të punojë intensivisht me ju

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 12:02
Foto nga takimi

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka uruar kryeministrit Edi Rama për nisjen zyrtarisht të detyrës së qeverisë. Duke e cilësuar si historik mandatin e tretë diplomatja amerikane thekson se SHBA pret të punojë intensivisht ke kabinetin e ri, ndërsa vë theksin te forcimi i demokracisë.

“Urime Kryeministrit Edi Rama për fillimin zyrtarisht të mandatit të tretë historik. SHBA pret të punojë intensivisht me forcimin e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit. Urime dhe suksese!” shkruan ambasadorja.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e qeverisë u betuan sot tek Presidenti Ilir Meta.

Ceremonia zgjati rreth 15 minuta, ndërsa menjëherë pasi dolën nga presidenca ata ikën në këmbë në Kryeministri ku u zhvillua dhe mbledhja e parë e qeverisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat