Dëshmia e qytetarit nga Infektivi: Vjehrri kishte marrë dy doza Pfizer. U bë keq direkt dhe...!

Shqipëria

Dëshmia e qytetarit nga Infektivi: Vjehrri kishte marrë dy doza Pfizer. U bë keq direkt dhe...!

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Një qytetar ka deklaruar nga Spitali Infektiv se vjehrri i tij ndodhet në intubim, ndonëse ka marrë dy dozat e vaksinës Pfizer një muaj më parë.

Në dëshminë e tij, qytetari thotë se vjehrri i tij ndodhet prej tre ditësh në gjendje të rëndë te Infektivi.

DEKLARATA

Kë keni të shtruar?
Kam vjehrrin të shtruar. Vjehrra është më mirë. Të dy i kishin bërë vaksinat, Pfizer.

Sa kohë kishin që i kishin bërë të dyja dozat?
Ka mbi 1 muaj që i kishin bërë vaksinat.

Sa ditë ka vjehrri brenda?
Sot 3 ditë ka i shtruar. Është i intubuar. Është 70 vjeç. Ka punuar saldator, ka pasur probleme me mushkëritë. Nuk e kishte kaluar covid-in më herët. S’e dimë se çfarë po ndodh. Vjehrra ime është duke e kaluar në këmbë. Vjehrri u bë keq direkt, nuk lëvizte fare. Kemi marrë informacione, kam folur me mjekë dhe më thonë; keq është.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat