Pas betimit, Manastirliu: Të çojmë përpara me punë vizionin tonë për ndërtimin e Shqipërisë

Shqipëria

Pas betimit, Manastirliu: Të çojmë përpara me punë vizionin tonë për ndërtimin e Shqipërisë

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 13:02
Ogerta Manastirliu

Sot është zhvilluar ceremonia e betimit të qeverisë së re në Presidencë.

Me anë të një postimi në facebook, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka shprehur mirënjohjen për besimin e dhënë nga kryeministri Rama, ndërkohë që shkruan se me punë do të çojmë përpara vizionin tonë për ndërtimin e Shqipërisë që meritojnë qytetarët tanë.

Postimi i plotë:

E nderuar dhe thellësisht mirënjohëse për besimin që më është dhënë nga Kryeministri Rama, për të drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në mandatin tonë të ri.

Jam krenare që përfaqësoj Partinë Socialistë në këtë mandat sfidues për kohët e vështira që po kalojmë, dhe për të çuar përpara, me punë dhe vetëm me punë, vizionin tonë për ndërtimin e Shqipërisë që meritojnë qytetarët tanë.

***Gjatë ceremonisë së betimit në Presidencë, si Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

#GatiPërShqipërinë
#ShqipëriaeArdhmjaJonë☀️.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat