I riu e bënë për spital partneren

Shqipëria

I riu e bënë për spital partneren

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia e Maliqit pasi akuzohet se ka rrahur bashkëjetuesen e tij R. H., 20 vjeçe në banesën e tyre.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë për veprën penale “dhunë në familje”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 25 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij shtetases R. H., 20 vjeçe.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Pogradec për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat