Tentoi të digjte barishtet në tokën e tij, por u lëndua dhe vetë

Shqipëria

Tentoi të digjte barishtet në tokën e tij, por u lëndua dhe vetë

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Çervenakë të Pogradecit, ku një banor i këtij fshati teksa digjte barishtet në tokën e tij ka pësuar lëndime trupore.

Për pasojë shtetasi me inicialet H. P., është dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Ndaj tij policia ka nisur hetimet.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal për shtetasin H. P., banues në fshatin Çervenakë, Pogradec, pasi në këtë fshat, ky shtetas duke djegur me zjarr një sipërfaqe me bimësi në pronësi të tij, ka pësuar djegie trupore dhe u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar.”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat