Dita botërore e pastrimit/ Bashkia Tiranës organizon vullnetarët

Shqipëria

Dita botërore e pastrimit/ Bashkia Tiranës organizon vullnetarët

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 15:28
Erion Veliaj

Në Ditën Botërore të Pastrimit, qindra qytetarë, vullnetarë, punonjësit e ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës, si dhe 27 njësitë administrative, morën pjesë në aksionin për pastrimin e qytetit

Mes tyre ishte edhe kryebashkiaku, Erion Veliaj, i cili nënvizoi se kjo fushatë pastrimi i rrit akoma më shumë vlerën qytetit dhe se e rëndësishme është që qytetarët të respektojnë hapësirën përreth tyre, duke hedhur mbeturinat në vendin e duhur.

Veliaj: Më mirë se sa pastrimi është e rëndësishme të mos bëjmë pis që në fillim. Tirans nuk të bën adresa e shtëpisë, të bën mentaliteti. Ti vetë e ul vlerën e shtëpisë tënde, në momentin që hedh plehrat poshtë ballkonit e të rroftë që e ke shtëpinë në një adresë shumë të mirë.

Veliaj i ftoi të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e kësaj fushate pastrimi pavarësisht se ku jetojnë.

Veliaj: Ftesa për të gjithë ata që kanë ardhur në Tiranë, na bashkohen nga qytete të tjera, na kanë dhënë edhe ne sfidën e urbanizimit dhe rritjes pa kufi dhe ofrimit të shërbimit në çdo cep është: Silluni si kryeqytetas, nuk ju bën adresa apo shtëpia e shtrenjtë, ju bën mentaliteti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat