Covid-19 në Shqipëri, 30 humbje jete në 1 javë

Shqipëria

Covid-19 në Shqipëri, 30 humbje jete në 1 javë

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 16:40
Foto ilustrim

Në shtatë ditë 30 humbje jete. Ky është bilanci që ka shkaktuar Covid 19 në Shqipëri nga 11 shtatori deri më 17 shtator duke e çuar numrin e viktimave të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë që prej fillimit të pandemisë në 2569 persona.

Të enjten dhe të premten u shënua dhe numri më i lartë i vdekjeve si pasojë e koronavirusit pas disa muajsh, prej 6 personash. Mosha e viktimave të kësaj jave ka variuar nga 49 në 86 vjeç.

Tirana qëndron në krye të qyteteve me numrin më të lartë të humbjeve të jetëve në një vit e gjysmë, 1032. Afro 4 fish më shumë se Elbasani që renditet në vend të dytë me 266 vdekje. Me pak viktima si pasojë e koronavirusit ka Kukësi dhe Dibra.

Javën e fundit rritje të ndjeshme ka pësuar dhe numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor.

Nga 175 të shtruar që Ministria e Shëndetësisë raportoi më 11 shtator numri i tyre ka arritur në 215. Sipas mjekëve ditët e fundit është vënë re shtim i pacientëve në moshë të re dhe të pavaksinuar që paraqiten në spital në gjendje të rënduar shëndetësore.

Këtë javë u zbuluan gjithashtu me shumë se pesë mijë raste të reja ndërsa numri i të infektuarve aktiv ka arritur në rreth 12 mijë e 900.

Më shumë humbje jete
Tiranë 1032
Elbasan 266
Fier 253
Durrës 247

Më pak humbje jete
Kukës 34
Dibër 50
Gjirokastër 66
Lezhë 98

11 shtator 
Humbje jete 2539
Spital 175
Raste pozitive 156162
Raste aktive 12 585

17 shtator
Humbje jete  2569
Spital  215
Raste pozitive 161324
Raste aktive  12 910

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat