Pa patentë dhe tapë në timon, 10 shoferë të arrestuar në 24 orë

Shqipëria

Pa patentë dhe tapë në timon, 10 shoferë të arrestuar në 24 orë

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

10 shoferë janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit, nga të cilët, 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.  

Policia e Shtetit

Në të gjithë vendin vijojnë kontrollet intensive për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve që abuzojnë me rregullat e qarkullimit rrugor duke rrezikuar përfshirjen në ngjarje rrugore me pasoja për jetën.

Edhe gjatë 24 orëve të fundit, janë konstatuar përsëri shumë drejtues mjetesh, që kanë tejkaluar shpejtësinë më shumë se limiti i lejuar dhe drejtues që kanë drejtuar mjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

?Janë arrestuar në flagrancë 10 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët, 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

?Janë pezulluar 44 leje drejtimi, nga të cilat 27 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 17 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

?Po si rezultat i kontrolleve dhe denoncimeve të adresuara nga qytetarët në Komisariatin Dixhital dhe në nr 112,  janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 768 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Policia e Shtetit, nisur nga fakti se  përgjatë fundjavës në akset rrugore në drejtim të zonave bregdetare dhe turistike, vijon të ketë fluks të lartë të automjeteve, si dhe nga fakti i prezencës së lagështirës në rrugë,  apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos shpejtojnë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë?? dhe prezencë të Policisë Rrugore???, të pajisur edhe me dronë, dragera?, kamera ? e aparatë fotografik.

Njëkohësisht, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

#MosUbejStatistikë?

#RregullKujdesDurimDestinacion

#NeJemiAtyPërSigurinëTuaj?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat