"Do punojmë 3 herë më shumë", Demalia se mban dot të qeshurën përballë premtimit të Ramës

Shqipëria

"Do punojmë 3 herë më shumë", Demalia se mban dot të qeshurën përballë premtimit të Ramës

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 20:57
Ilir Demalia

Një shkrim të bukur në letër. Kështu e sheh analisti Ilir Demalia programin qeverisës për katër vitet e ardhshme të qeverisë Rama 3.

DemaliaKëto programe janë një retorikë në vazhdimësi e  gjithë poltikës së këtyre 30 viteve.Programet mund të shkruhen në letër por kur nuk zbatohen nuk kanë asnjë rëndësi, janë vetëm propagandë.

Në një intervistë për Rtv Ora me gazetaren Besmira Pelushaj, Demalia nuk e mbajti dot të qeshurën teksa iu citua angazhimi i kryeministrit për të punuar tre herë më shumë gjatë këtij mandati.

Demalia: Nuk ka nevojë të punojë tre herë më shumë, të punojnë njëherë dhe ndershmërisht, në funksion të shtetit të së drejtës, në funksion të demokracisë në partinë e tij që mungon si në PD, drejton si partinë dhe shtetin me një autoritarizëm të pashembullt por të shembullt në historinë tonë politike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat