Shëndeti, qeveria shumë pak fonde/ Shqipëria, 103 euro për person! Italia shpenzon 4 mijë euro

Shqipëria

Shëndeti, qeveria shumë pak fonde/ Shqipëria, 103 euro për person! Italia shpenzon 4 mijë euro

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 21:44
Eksperti Mateo Spaho

Në Buxhetin e vitit 2020, qeveria shqiptare planifikoi vetëm 103 euro për të kuruar shëndetin e një personi.

Kjo normë është ndër më të ulëtat në rajon, teksa sipas vrojtimeve edhe të Bankës Botërore.

Shëndetësia është sektori, ku qeveria kë dështuar të mbushë premtimet e saj për rritjen e fondeve. Në vendin tonë fondet për Shëndetësinë në vitin më të mirë nuk kanë kaluar 7.7% në raport me Prodhimin e Brendshëm.

Eksperti Mateo Spaho shprehet se fondet e pakta për Shëndetësinë detyrojnë qytetarët të shpenzojnë shumë nga xhepi, fenomen që u vu re edhe gjatë pandemisë:

“Po të marrim një mesatare, Italia shpenzon rreth 4 mijë euro për frymë kur vjen puna tek shëndetësia, ndërsa Shqipëria shumë më pak. Me këto para Italia mbulon rreth 75% të shpenzimeve shëndetësore të një banori, ndërsa Buxheti jonë mbulon diku tek 40%. 60% të tjera janë qytetarët që paguajnë nga xhepi i tyre dhe kjo situatë ishte përpara pandemisë. Në pandemi shpenzimet janë rritur edhe më shumë.

Jemi shumë larg asaj që quhet shëndetësi falas, kur nga 100 lekë që shpenzohen për shëndetësinë, 60 harxhohen nga xhepi i qytetarit. Kjo nuk quhet falas”, tha eksperti Mateo Spaho.

Kryeministri Rama në prezantimin e programit qeverisës u shpreh se gjatë dy mandateve të kaluara u bë e mundur që Shqipëria të mbulonte 70% të shpenzimeve të qytetarëve në shëndetësi.

Kjo deklaratë bie ndesh me vrojtimet e Bankës Botërore, por edhe planifikimet buxhetore të këtyre viteve nga qeveria. Në skemën e shëndetësisë nuk përfshihen shpenzimet që qeveria ka bërë për vaksinat anti-COVID.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat