Parashikimi i motit: Si do të mbyllet shtatori?

Shqipëria

Parashikimi i motit: Si do të mbyllet shtatori?

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 06:17
Ilustrim

Moti ka filluar të ndihet si një mot tipik i vjeshtës, me vranësira e reshje shiu të herëpashershme. Sipas meteorologes së Meteoalb, Lajda Porja, vlerat e larta janë ulur dhe freskun do ta ndiejmë nga mesdita e së dielës dhe javët në vijim. Mirëpo, kryeqyteti ka lagështi më shumë se 60% dhe bën që ne ta ndiejmë akoma vapën.

"Edhe nesër (të dielën) presim rënie të lehtë temperaturash, me vlerat në zonat qendrore dhe veriore jo më shumë se 28 gradë. Zonat jugore do kenë temperatura edhe 30 gradë, ndonjë zonë e veçantë. Reshjet do jenë prezente sot dhe nesër, por jo në sasi të konsiderueshme. Momente me pika shiu do ketë në zona jugore, por rrebeshe do ketë në veri, Kruja, Elbasani, Librazhdi apo edhe Tirana me ndonjë moment rrebeshi. Deri tani shtatori ka regjistruar reshje shumë të pakta, jo tipike e shtatorit dhe vjeshtës. Nesër do jenë akoma më të pakta reshjet krahasuar me sot”, -ka thënë Porja.

Por si do mbyllet muaji shtator?

“Duke filluar nga java tjetër, do kemi temperatura tipike të vjeshtës, rënia fillon nga e hëna. Deri në datat 25-26 shtator do kemi rënie të temperaturave, mëngjesi dhe nata do ndihen të freskëta. Netët do jenë të freskëta me temperatura nga 22 deri në 27 gradë. Do ngjasojë me vjeshtën vetëm nga temperaturat, nuk themi të njëjtën gjë për reshjet, të cilat do jenë pothuajse fare pak të pranishme. Edhe java që vjen do ketë reshje të pakta vetëm në disa zona të caktuara, të hënën dhe të martën. Një shtator i thatë, do thoja, nëse do e krahasonim me të tjerët të kaluar. Sonte dhe nesër i vetmi parametër që do na bëjë të ndjejmë të freskëtin do jetë era, por jo në nivele problematike”, -ka përfunduar meteorologia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat