Aksidentohet familja me 5 anëtarë, njëri prej të plagosurve niset me helikopter drejt Tiranës

Shqipëria

Aksidentohet familja me 5 anëtarë, njëri prej të plagosurve niset me helikopter drejt Tiranës

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 08:09
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në rrugën nacionale Burrel-Milot.

Gazetari Enver Doçi raportonse ngjarja ka ndodhur në Baz, ku mësohet se në aksident është përfshirë një familje nga Dibra me pesë anëtarë.

Siç mësohet, anëtarët e familjes janë dërguar menjëherë në Spitalin e Burrelit, ku njëri prej tyre është nisur me helikopter drejt Tiranës, pasi ka marrë ndihmën e parë.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat