Tentoi ta godasë me sende të forta babanë e tij, arrestohet 36-vjeçari

Shqipëria

Tentoi ta godasë me sende të forta babanë e tij, arrestohet 36-vjeçari

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Policia e Lushnjës ka arrestuar një 36-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë dhe ka tentuar të godasë me sende të forta babanë e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin F. H., 36 vjeç.

Banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ka tentuar të godas me sende të forta babain e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Dhunë në familje””, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat