Aksion kundër krimeve mjedisore, arrestohen katër persona në Shkodër

Shqipëria

Aksion kundër krimeve mjedisore, arrestohen katër persona në Shkodër

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Katër persona janë vënë nën prangat e policisë për shpërdorim toke, shkatërrim prone dhe ndërtime të paligjshëm.

Policia ndaloi shtetasit Xh. B., 36 vjeç ; F. B., 47 vjeç të dy banues në Shkodër, si dhe shtetasin Sh.B., 44 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi në Shirokë kanë dëmtuar pronën shtetërore, duke kryer gërmime pa leje nga organet kompetente.

Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit S. B., 44 vjeç, banues në lagjen Shirokë, Bashkia Shkodër, pasi ka kryer gërmime dhe hedhje inertesh në Shirokë pranë lokalit në pronësi të tij, duke cënuar pronën shtetërore.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat