Sezon i suksesshëm në Shëngjin

Shqipëria

Sezon i suksesshëm në Shëngjin

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Lezha ka pritur mijëra pushues gjatë këtij sezoni turistik. Bregdeti i Shëngjinit, Rana e Hedhun dhe Plazhi i Tales, tërhoqën vëmendjen e shumë pushuesve të huaj, nga Kosova dhe vendas.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu e cilëson si një sezon të suksesshëm turistik, ndërsa nënvizon bashkëpunimin e frytshëm të pushtetit vendor me operatorët turistik, të cilët priten një fluks të lartë turistësh, duke iu ofruar atyre kushtet dhe komoditetin e nevojshëm për të kaluar pushimet e tyre.

Ndreu u ndal edhe tek problematika e trafikut të krijuar për shkak të fluksit të lartë edhe tek projektet e së ardhmes së afërt që do të kenë impaktin pozitiv në turizëm.

Një problematikë që pushuesit e evidentojnë janë padyshim ndërtimet e shumta në Ranën e Hedhun, për të cilat kryebashkiaku i Lezhës tha se është një problematikë e mbartur nga pushteti i mëparshëm vendor.

Megjithëse jemi në mes të Shtatorit, ende ka pushues të cilët shijojnë plazhin dhe rrezet e diellit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat