Puset që rrezikojnë jetë/ Gropat me hidrokarbure, rrezik për njerëzit, mjedisin dhe zjarret

Shqipëria

Puset që rrezikojnë jetë/ Gropat me hidrokarbure, rrezik për njerëzit, mjedisin dhe zjarret

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 19:52
Foto ilustrim

Mbetjet hidrokarbure që grumbullohen në gropat e serës pranë puseve të naftës janë ndotësi kryesor i ajrit, por edhe rrezik i përhershëm për rënien e zjarreve.

Pusi 2248 në sektorin e 6 të ndërmarrjes prodhim Patos është një prej puseve të ‘fondit të ndalur’ me rrezikshmëri të madhe mjedisore.

Sera e grumbulluar në gropën ekologjike të këtij pusi, nëpërmjet rrëkeve të naftës shkon në tokat bujqësore e më pas në përrenj.

Vetëm pak ditë më parë në fshatin Sheqishte u dogj gropa ekologjike e një pusi të ‘fondit të ndaluar’, e cila shkaktori ndotje të madhe mjedisore.

Sipas banorëve gjendje e puseve të naftës në fshatrat Kuqar dhe Zhrrës është një katastrofë ekologjike.

Në sektorin e gjashtë të ndërmarrjes së prodhim Patosit janë 167 puse të ‘fondit të ndaluar’ ndërkohë që në pronësi të kompanisë ‘Albpetrol’ janë 182 puse nafte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat