Protestë për urën që po rrënohet/ Të rinjtë mblidhen në shi tek “ura e zogut” në Milot

Shqipëria

Protestë për urën që po rrënohet/ Të rinjtë mblidhen në shi tek “ura e zogut” në Milot

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 20:02
Foto

Nën të ftohtin e shiun e kësaj të diele, të rinjtë e Kurbinit marshuan në Urën e Zogut, mbi lumin Mat, duke kërkuar mbrojtjen e monumentit të Kulturës.

“Sot është ditë me shi dhe jemi këtu, duke kaluar mbi këtë urë, që nga dita ditës bëhet më e rrezikshme”.

Deri tani të rinjtë kanë mbledhur mbi 5 mijë firma që ia kanë dërguar Ministrisë së Kulturës.

Sipas aktivistëve, nuk ka asnjë reagim nga institucionet zyrtare, pavarësisht se është e disata herë që protestojnë.
Ata thonë se kanë kërkuar fonde dhe nga organizata Europiane për rindërtimin e këtij monumenti kulture.

“I kërkojmë të gjithë bashkëqytetarëve tanë të reagojnë. Duam t’i kërkojmë sërish shtetit shqiptar të marrë masa për mbrojtjen e kësaj ure. Nuk është vetëm një urë për të kaluar, ka qenë ura që lidhte veriun me gjithë pjesën tjetër të Shqipërisë”.

“Organizata ‘Sebastia’ dhe të gjithë qytetarët që kanë firmosur peticionin për mbrojtjen dhe rimëkëmbjen e kësaj ure, i kërkon ministrisë së kulturës, bashkisë Kurbin e Lezhë, të marrin masa emergjente për ndaljen e rënies së urës dhe të hartohet një projekt për mbrojtjen”.

Ura e Zogut, një nga asetet e trashëgimisë kulturore të Kurbinit, e ndërtuar në vitin 1927 rrezikon shembjen, pjesërisht nga erozioni natyror dhe reshjet e shumta të dimrit të kaluar dhe masivisht nga dora e njeriut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat