Vrasjet në familje/ Softa: Arsye ekonomike, qeveria përgjegjëse, të organizojë strukturat

Shqipëria

Vrasjet në familje/ Softa: Arsye ekonomike, qeveria përgjegjëse, të organizojë strukturat

Më: 19 shtator 2021 Në ora: 22:27
Fatjon Softa

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë tronditi Divjakën, ku Fëllënxë Rrasa 45 vjeç u qëllua për vdekje nga Hekuran Rrasa, në banesën e tyre.

Ndërkohë vetëm një javë më parë Sabrina Bengaj 23-vjeçare, u vra nga bashkëshorti i saj në Fier.

Në lidhje me krimet në familje, ka folur  eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, një intervistë që ka dhënë për Ora News, me gazetaren Sonila Musai.

Sipas tij, vrasja e dyfishtë në Divjakë ka ndodhur për arsye ekonomike, ndërsa shton se vrasjet në 20 vitet e fundit, janë kthyer në një fenomen shqetësues për vendin tonë.

Softa: Vrasjet në këto 20 vitet e fundit janë bërë të frikshme sepse krimi në familje është bërë një fenomen shqetësues. Janë disa zona të vendit që janë më të ndjeshme. Vrasjet vijnë për një sërë arsyesh, dhe në të gjitha rastet ka pasur edhe një urdhër mbrojtje, në të cilën edhe është shkelur dhe nuk është marrë seriozisht për personat që janë qenë të kërcënuar. Policia ngarkohet po nuk mund të rri polici mbrapa. 

Ka një perimetër, ku personi për të cilën krijohet ky urdhër mbrojtje nuk duhet të afrohet. Personi duhet të jetë bashkëpunues me organet e policisë. Personi që i afrohet këtij perimetri të caktuar pastaj merret një masë e caktuar, ndaj atij personi për shkelje ndaj atij personi. Vrasja e fundit është në rast tipik që vjen për shkak të situatës së rëndë ekonomike. Ata nuk kanë pasur konflikte nuk kanë pasur probleme të mëdha, por shkak është bërë ekonomia. Për arsye ekonomike, meshkujt veprojnë mbi femrat, dhe kanë ushtruar jo vetëm dhunë , por dhe vrasje. Kjo është një vrasje e dyfishtë, sepse personi jo vetëm vrau bashkëshorten por edhe veten.

Ai thotë se situata të tilla janë edhe përgjegjësi e qeverisë, pasi kjo e fundit duhet t’i koordinojë të gjitha strukturat e shtetit.

Softa: Ky është një fenomen shoqëror, që nuk mund të jetë vetëm detyrë e policisë, por edhe e shoqërisë, dhe e strukturave të tjera, por mbi të gjitha është përgjegjësi e qeverisë, sepse qeveria duhet t’i koordinojë të gjitha strukturat, qoftë të policisë, qoftë të pushtetit lokal, qoftë të organizmave të tjerë që mund të merren me ruajtjen dhe sigurinë e personit. Detyrën për zbatimin e urdhrit të mbrojtjes e ka policia, por rastet që kanë ndodhur kanë qenë si rrjedhojë e personave që kanë thyer këtë urdhër mbrojtje dhe kanë vajtur deri në banesë. 

Policia nuk mund të jetë mbrapa çdo personi. Mes palëve nuk ka pasur konflikt por ka qenë një lajthitje e momentit, krizë e akumuluar për shkak të ekonomisë, apo dhe arsye psikologjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat