Mashtrimi i dy shteteve nga biznesmeni italian, kujt i përkasin eshtrat e gjetura në makinën e djegur në Pukë?

Shqipëria

Mashtrimi i dy shteteve nga biznesmeni italian, kujt i përkasin eshtrat e gjetura në makinën e djegur në Pukë?

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 08:54
Davide Pecorelli

Historia e biznesmenit italian, Davide Pecorelli që sajoi zhdukjen e tij në Pukë, alarmoi dy shtete, por në fund rezultoi një mashtrim spektakolar.

Biznesmeni italian, që së fundmi jetonte si rumun, u gjet tetë muaj pasi la të shkrumbuar makinën e tij në Pukë, por kjo histori që ngjason me një skenar filmash ka ende një çështje të pazgjidhur.

Pyetja që shtrohet është: Kujt i përkasin eshtrat e gjetura brenda mjetit “Skoda Fabia”?

Mbetjet kockore që u gjetën brenda makinës së biznesmenit 45-vjeçar u nisën drejt Italisë më datë dhjetë shkurt të këtij vitit, thuajse një muaj pas zhdukjes së Pecorellit.

Mostra e eshtrave të gjetura do të krahasoheshin me AND-në e të vëllait të biznesmenit, Antonello Pecorelli, por kur kanë kaluar më shumë se shtatë muaj, ende nuk ka një përgjigje për analizën e tyre. Duke qenë se Pecorelli i gjet gjallë në Itali, kujt i përkasin këto eshtra? Kë la të shkrumbuar në Shqipëri biznesmeni Italian?

Jeta e dyfishtë

Mësohet se Pecorelli i kishte marrë të gjitha masat për të bërë një jetë të dytë, pasi kishte ndryshuar identitetin dhe siguruar dokumente rumune. Por, mbetja pa para, do të bënte që 45-vjeçari të drejtohej në bankomat për të tërhequr të hollat që i duheshin.

Për herë të parë pas tetë muajve, më 12 shtator karta e kreditit e Davide Pecorelli u aktivizua. Për këtë gjë u informua partnerja e tij me anë të një mesazhi nga banka dhe bashkëpunëtori shqiptar, duke qenë se të dy kishin akses në këtë llogari. Bashkëpunëtori shqiptar i biznesmenit vuri në dijeni autoritetet për lëvizjen e llogarive dhe i orientoi ata drejt ishullit Giglio.

Pas disa ditësh nën vëzhgim, biznesmeni do të përballej me një tjetër telash. Motori i gomones që ai kishte marrë me qira si rumun mori flakë dhe 45-vjeçari u detyrua të kërkonte ndihmë. Personi i parë që e pa, e njohu me njëherë dhe lajmëroi policinë. Kjo dëshmi ishte mjaft thelbësore dhe karabinierët prangosën Pecorellin një ditë më parë. Biznesmeni e kaloi natën në stacionin ushtarak, duke refuzuar të jepte të dhënat e tij personale, kur u gjet nga ushtarët e Piombino, por shenjat e gishtave që iu morën të nesërmen zbuluan inskenimin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat