Mbërrijnë rreth 31 mijë vaksina Pfizer, Manastirliu: Mbi 2 milionë doza në total në Shqipëri

Shqipëria

Mbërrijnë rreth 31 mijë vaksina Pfizer, Manastirliu: Mbi 2 milionë doza në total në Shqipëri

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 21:51
Foto ilustrim

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se në Shqipëri kanë mbërritur edhe 31 mijë e 590 doza të vaksinave Pfizer.

Manastirliu po ashtu thekson se tashmë Shqipëria ka administruar 2 milion e 45 mijë e 310 vaksina anticovid.

Ndërkohë vaksinimi masiv vijon në Shqipëri teksa kanë mbetur edhe 10 ditë nga muaji i hapur për moshat mbi 18 vjeç.

STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU

Edhe 31,590 doza vaksine Pfizer mbërritën pak më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 2,045,310 sasinë e vaksinave anticovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tonë

? #Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni??

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat