“Basha, anti amerikan”/ Gjekmarkaj i përgjigjet Ristanit: Akuzoje vetëm për “berishist të vogël”

Shqipëria

“Basha, anti amerikan”/ Gjekmarkaj i përgjigjet Ristanit: Akuzoje vetëm për “berishist të vogël”

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 22:19
Foto

Arben Ristani, ish sekretari i përgjithshëm PD ka folur për vendimin e Lulzim Bashës për të përjashtuar Berishën nga grupi parlamentar i PD duke thënë se opozita ecën para vetëm me largimin e kryetarit.

Në emisionin “Open”, Ristani tha se Basha ndjek parimin leninist duke shtuar se është anti amerikan. Ndërsa deputeti Gjekmarkaj iu përgjigj duke i thënë se Basha mund të akuzohet vetëm për “berishist të vogël”.

Ristani: Vetëm nëse largohet Basha, PD ecën përpara. Nuk ka ultimatum për PD, por për Lulzim Bashën. Organi kryesor i partisë është Kuvendi, pastaj Këshilli Kombëtar e pastaj kryesia. Për mua, Basha jeton fizikisht në vitin 2021 në Shqipëri, sepse në teori është në vitet 900 në Rusi për shkak të parimit leninist.

Ajo që ka thënë është hic se askush nuk mund të ndalojë organin sovran. Në ka një anti amerikan në PD është Lulzim Basha. PD qëndron për vlerat amerikane. Kuvendin e thërret ¼ e anëtarësisë. Nëse kërkojnë ndryshime në statut. Amerika qëndron për shkak të vlerave, për shkak të demokracisë.

Gjekmarkaj: Mund ta akuzosh Bashën për berishist të vogël, jo për leninist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat