Rama takon dy shqiptarët në akademinë amerikane

Shqipëria

Rama takon dy shqiptarët në akademinë amerikane

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 23:08
Foto nga takimi

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në SHBA ka takuar dy djem shqiptarë që janë pjesë e akademisë amerikane ‘West Point’.

Rama ka shpërndarë foton me dy djemtë dhe shkruan se këtë herë ka pasur fatin të jetë më i shkurtri, por kryeministri thotë se e ka pasur për kënaqësi.

Ai thekson se dy shqiptarët që takoi do të sjellin në shërbim të atdheut, dijen dhe kulturën ushtarake të fituar nga amerikanët.

“Kënaqësi të ndjehesha më i shkurtri mes dy djemve shembullorë shqiptarë të Akademisë West Point, të cilët do të sjellin në shërbim të atdheut, dijen dhe kulturën ushtarake të fituar në këtë qendër të ekselencës amerikane”, shkruan kryeministri krahas fotos.

Kryeministri ka shpërndarë edhe një fotoalbum nga mikpritja speciale në Akademinë ushtarake ‘West Point’ ku shoqërohej edhe nga ambasadorja Kim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat