“PD është shitur tek Rama”/ Gjekmarkaj kërkon përgjigje nga Ristani: Si zgjidhet çështja me SHBA?

Shqipëria

“PD është shitur tek Rama”/ Gjekmarkaj kërkon përgjigje nga Ristani: Si zgjidhet çështja me SHBA?

Më: 20 shtator 2021 Në ora: 23:35
Foto

Ish sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani ka nxitur debate në studion e “Open” duke thënë se Partia Demokratike është e shitur tek Rama.

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj iu përgjigj menjëherë duke i kërkuar edhe përgjigjen e pyetjes së si zgjidhjet çështja me SHBA që ka shpallur non grata ish liderin e PD, Sali Berishën.

Pas këtij vendimi, Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar i PD, ndaj Ristani tha se zgjidhja e vetme që do t’i jepte është të mos lejonte çështjen të shkonte deri në këtë pikë.

Ristani: Që PD të jetë alternativë, nuk duhet të jetë e shitur.

Gjekmarkaj: Ku e sheh?

Ristani: PD është i shitur tek Rama sepse Basha ka afera drejtpërdrejt me Ramën dhe e ka të organizuar PD ashtu sic ke thënë dhe ti. E ka të organizuar si biznes privat, si pronë private, jo si parti që funksionon mbi rregulla, mbi statute.

Gjekmarkaj: Kemi një orë dhe nuk më thua si zgjidhet çështja me SHBA?

Ristani: Nuk duhet ta kisha lënë çështjen të shkonte deri këtu se keni krijuar një non sense dhe për shqiptarët. Nuk mundet që Berisha të jetë i denjë të përfaqësojë shqiptarët në parlament dhe nuk qenka i denjë të përfaqësojë PD në parlament. Kjo punë do burrë që di të qëndrojë për vlerat demokratike, jo personale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat