Gazetari Artan Hoxha tregon si e kërcënuan: Kush je ti, çfarë kërkon nga ne? Çfarë ke me Laçin?

Shqipëria

Gazetari Artan Hoxha tregon si e kërcënuan: Kush je ti, çfarë kërkon nga ne? Çfarë ke me Laçin?

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 11:33
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emision Proçesi Sportiv në Top Channel, tregoi një rast se si e kanë kërcënuar në stadium duke ndjekur ndeshjen Tirana-Egnatia. Hoxah tha se: Publikova videon sepse ishte një ngjarje që dukej e rëndë për javën e dytë të kampionatit se si mundoheshin të ndikonin të pashqetësuar edhe në vendimin e VAR-it. Ajo që ndodhi është se menjëherë filluan telefonatat dhe kërcënimet: “Kush je ti? Çfarë ke me Laçin?”. Këto janë njerëz që i kanë krahët e ngrohta nga FSHF dhe nuk u ndodh asgjë ndaj janë mësuar të bëjnë gjëra të tilla, u shpreh Hoxha.

“Publikova videon sepse ishte një ngjarje që dukej e rëndë për javën e dytë të kampionatit se si mundoheshin të ndikonin të pashqetësuar edhe në vendimin e VAR-it. Ajo që ndodhi është se menjëherë filluan telefonatat dhe kërcënimet: “Kush je ti? Çfarë ke me Laçin?”. Këto janë njerëz që i kanë krahët e ngrohta nga FSHF dhe nuk u ndodh asgjë ndaj janë mësuar të bëjnë gjëra të tilla.

Por jo vetëm kaq. Isha në stadium dje për të ndjekur ndeshjen Tirana-Egnatia dhe isha mes kolegësh në tribunën e mediave. Në pushimin e ndeshjes vijnë tre persona dhe më kërcënuan ndërsa bëja detyrën time. Një situatë absurde aq sa kolegët u kthyen nga ana tjetër. Po kush ishin këta? Ishte drejtori i klubit, ishte djali i presidenti, Kleo Laska, si dhe një person tjetër që shoqërohet me këta. Janë persona të cilët e them i kanë krahët e ngrohta e nuk i ndal kush. Nuk kam asgjë me Laçin, kanë ekip të shkëlqyer, por janë perosna të tillë.

I kam bërë denoncim në polici. Por kur shkon puna pastaj atje ose do të kërkohen pamjet filmike të kamerave të sigurisë që nuk t’i jep kush, ose të kërkohen dëshmitarë. Po kush të dalë dëshmitar aty, Ylli Aga që ishte ngjitur? Kolegët u kthyen nga ana tjetër në ato momente.

E kam pyetur shpesh veten se pse Gëzim Sinemati nuk shkon në stadium dhe në situatë si kjo e kuptova. Nuk shkon sepse atje të bëjnë agresion për atë që thua”, tregoi Hoxha këtë eksperiencë të fundit me personazhet e futbollit shqiptar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat