Inskenoi vrasjen e tij, flet Davide Pecorelli: Kam kryer krime edhe në Shqipëri

Shqipëria

Inskenoi vrasjen e tij, flet Davide Pecorelli: Kam kryer krime edhe në Shqipëri

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 11:34
Davide Pecorelli

"Kam kaluar tetë muaj në një komunitet priftërinjsh. Në Shqipëri kam kryer edhe krime. Por unë i thashë gjithçka prokurorit Petruzzelli dhe prokurorit Cantone, ata do t’jua bëjnë të ditura detajet”, tha Davide Pecorelli.

Një intervistë e gjatë, pasi doli nga Prokuroria me zë të dridhur, Pecorelli u kërkoi mediave që të kishin kujdes me etikën.

“Unë kam katër fëmijë, tre prej tyre janë ende të mitur, ju lutemi bëni punën tuaj në mënyrë profesionale”.

Ndër të tjera në fjalën e tij, ai u shpreh se: Unë nuk kisha asgjë për të fshehur. Kam kryer gjithsesi krime, për të cilat do të flasë prokurori. Pjesa e parë e historisë është tragjike, por unë nuk do të jem ai që dp t’i tregojë. Unë kurrë nuk do të jem më  sipërmarrës në Itali. S’kam kontaktuar me asnjë prej familjarëve më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat