Tërmeti me epiqendër në Klos/ Sizmiologu Ormëni: Nuk ka lidhje me atë të 2 viteve më parë

Shqipëria

Tërmeti me epiqendër në Klos/ Sizmiologu Ormëni: Nuk ka lidhje me atë të 2 viteve më parë

Më: 21 shtator 2021 Në ora: 17:11
Rrapo Ormeni

Tirana është goditur pasditen e sotme nga një tërmet me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter, me epiqendër 6 km në Jug të Klosit në orën 16:04. Në një lidhje direkte për “News 24” sizmiologu  Rrapo Ormeni tha se zona e Klosit është një zonë që njihet për tërmete të kësaj magnitude që nuk shkaktojnë dëme. Ai e ka konsideruar vetëm një koeçidencë datën dhe orën e njëjtë me tërmetin e 2 viteve më parë.

“Zona që ka rënë tërmeti është njohur për tërmete të kësaj magnitude. Në tërësi në këtë zonë bien tërmete të vegjël që nuk shkaktojnë dëme. Tërmete të kësaj magnitude bien në këtë zonë. Nuk ka lidhje me tërmetin e dy viteve më parë epiqendra e të cilit ishte në Durrës. Nuk kanë lidhje pavarësisht koeçidencës në datë dhe orë. Në Klos bien vetëm tërmete të këtij niveli magnitude”- tha sizmiologu.

Nuk ka riaktivizim të aktivitetit sizmik në këtë zonë.

Ndërkohë gazetari Enver Doçi ka bërë me dije se bashkia e Dibrës ka ngritur shtabin e emergjecës për dëmet e mundhsme që mund të ketë shkaktuar kjo lëkundje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat