Tymi mbulon zonën, vazhdon djegia e fushës së mbetjeve në Patos

Shqipëria

Tymi mbulon zonën, vazhdon djegia e fushës së mbetjeve në Patos

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 08:44
Ilustrim

Ka vijuar edhe mëngjesin e sotëm (22 shtator) djegia e mbeturinave në fushën e mbetjeve në Patos.

Fusha e mbetjeve atje është përfshirë nga flakët që prej mesditës së të martës.

Zjarri ka rënë fillimisht në disa shkurre të fshatit Sheqishtë, por më pas flakët janë përhapur edhe në fushën e mbuluar nga plehrat.

Tymi i madh i krijuar nga djegia e mbetjeve, ka mbuluar të gjithë zonën.

Zjarrfikësit janë duke punuar për vënien nën kontroll të flakëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat