Prokuroi me të njëjtin fat si bashkëshortja/ Vettingu shkarkon Dritan Ginën

Shqipëria

Prokuroi me të njëjtin fat si bashkëshortja/ Vettingu shkarkon Dritan Ginën

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 11:33
Dritan Gina, Rovena Gashi

Prokurori i Tiranës, Dritan Gina është shkarkuar nga KPK ditën e sotme, pas 8 seancash.

Prokuroi  i Tiranës Dritan Gina ishte akuzuar për gjobëvënie si dhe i skeduar nga SHISH për përfshirje në praktika korruptive.

Bashkëshortja e tij, Rovena Gashi u shkarkua në korrik të vitit 2018 si prokurore pasi bashkë me babanë e saj, pasi nuk justifikonin një pasuri me vlerë rreth 930 mijë dollarë.

Seanca është zhvilluar me tensione pasi Gina ka refuzuar të kontrollohej nga Garda e Republikës dhe u përpoq të hynte në sallë me forcë, por nuk u lejua.

Dritan Gina përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe u emërua si prokuror në Prokurorinë e Lushnjes.

Më pas, ai e ushtroi funksionin si prokuror në Prokurorinë e Durrësit, drejtues i komanduar i Prokurorisë së Elbasanit dhe prokuror në Tiranë. Në maj 2018, Dritan Gina dhe bashkëshortja e tij, Rovena Gashi u pezulluan nga detyra nga kryeprokurorja e kohës, Arta Marku, pasi Prokuroria e Durrësit nisi një procedim për fshehje të pasurisë.

Bashkëshortët Gashi dhe Gina e kontestuan në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Markut, por kërkesa e tyre nuk u mor parasysh. Ndërsa procedimi penal u mbyll pa rezultate, bashkëshortja e subjektit, Rovena Gashi u shkarkua nga Vettingu për “deklarim të pamjaftueshëm” të pasurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat