Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë: Duhet të punojmë që krimet serbe të njihen botërisht

Shqipëria

Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë: Duhet të punojmë që krimet serbe të njihen botërisht

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 11:59
Lindita Nikolla

Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, këtë të mërkure e ka bërë vizitën e saj të parë në Kosovë, duke thënë se kjo vizitë tregon se as Kosova e as Shqipëria nuk kanë kohë për të humbur.

Nikolla tha se Kosova e Shqipëria duhet të bashkëpunojnë në të gjitha forumet ndërkombëtare në mënyrë që të rivitalizojë procesin e njohjeve të reja për Kosovën e ndaljen e ofensivës diplomatike të Serbisë për tërheqjen e njohjeve.

Tutje, e para e Kuvendit të Shqipërisë tha se të dy vendet duhet të punojnë më shumë që krimet serbe të bëhent të ditura botërisht.

“Duhet të ndërveprojmë e punojmë më shumë në të gjitha forumet ndërkombëtare që krimet serbe të bëhen të ditura botërisht e opinoni botëror të bindet që Serbia ka kryer gjenocid, krime kundër njerëzimit, krime lufte e ka fshehur kriminelë për dekada”, është shprehur Nikolla.

Më tej, ajo tha se Bashkimi Evropian është destinacioni i përbashkët i Kosovës dhe Shqipërisë, teksa tha se vlerëson rihapjen e dialogut Kosovë-Serbi.

“BE-ja është destinacioni i përbashkët i Kosovës dhe Shqipërisë dhe vendet tona nuk kanë asnjë plan B, por vetëm integrimi në BE”.

“Shqipëria vlerëson rihapjen e dialogut Kosovë-Serbi, në koordinim me partnerët tanë strategjik, SHBA e BE. Është inkurajuese mbështetja e administratës Biden për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me një njohje të ndërsjellët”, ka thënë Nikolla.

Ndësa, Nikolla gjithashtu ka falëndëruar Konjucën për ndihmën që Kosova i dha Shqipërisë në dy tragjeditë që kaloi, atë të tërmetit situatës me zjarrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat