Bino: Nuk kemi vaksina të skaduara! Gjirokastra me mbulesën vaksinale më të lartë

Shqipëria

Bino: Nuk kemi vaksina të skaduara! Gjirokastra me mbulesën vaksinale më të lartë

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 12:18
Foto nga takimi

Komiteti Teknik i Ekspertëve është mblidhur mesditën e sotme, për të informuar lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi.

Fico: Mbeten rastet e larta, të të shtruarve në spital, por javën e fundit kjo situatë ka qenë e qëndrueshme. Situata epidemiologjike ka pësuar ndryshime: rastet e reja për javën e 38 kanë pësuar ulje, totali rasteve aktive është rritur, numri total i bashkive të prekura është 51, është rritur, femra 52 dhe meshkujt 48. Përqind të prekur.

Numri i humbjeve të jetë është 1.6 përqind. 65-70 vjec më të prekur . Totali i dozave është më shumë se 1 milion.

Duhet të theksohet se po vijon vaksinimi, duhet të kuptohet se ky muaji është i rëndësishëm sepse hapen shkollat.

Rakacolli: Vaksinimi është prioritet , vendimet që merren ndikohen dhe nga kjo.

Bino: Ka pasur një rritje vaksinimi me dozat e dyta, po ka pasur edhe një përmirësim në mbulesën vaksinale në bashki. Sa i përket bashkisë me mbulesën vaksinale më të mirë, është Gjirokastra, pastaj Delvina , në veri janë Mirditë dhe Pukë, Kukës dhe Tropojë. Nga ana tjetër vihet re se arsimtarët e shkollave të mesme kanë mbulesë më të mirë, se pedagogët dhe ata që janë në cerdhe dhe kopshte. Përdorimi i vaksinës , nuk ka vaksina të skaduara dhe të mos jetë përdorur, por përkundrazi janë përdorur konform të gjitha rregullave, punojmë me humbje zero të vaksinës. Për sa i përket punonjësve shëndetësore, kemi një mbulesë vaksninale të lartë, por kemi nevojë ta rrisim ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat