Në spital të shtruar edhe 19-vjeçar/ Kraja: Janë shtuar rastet e shtatzënave me covid

Shqipëria

Në spital të shtruar edhe 19-vjeçar/ Kraja: Janë shtuar rastet e shtatzënave me covid

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 12:59
Mjeku Dhimitër Kraja

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka mbajtur një konferencë për shtyp për të dhënë detaje të situatës në vend në lidhje me pandeminë e COVID.

Mjeku Dhimitër Kraja është shprehur se në spitalet COVID 1 dhe COVID 3 që janë hapur pas rritjes së rasteve, kapaciteti i lirë është 30%.

Kraja ka bërë me dije se ka një rritje të numrit të grave shtatzëna që po preken rëndë nga COVID, e ndërsa të shtruar në spital ka edhe 19-vjeçar.

“Në 2 spitalet COVID ka 230 pacientë, kapaciteti është ende i disponueshme se 30% e mundësive të shtrimit është i lirë ende, të sëmurët vijnë kryesisht nga Tirana, Durrësi, Elbasani, por edhe nga rrethet. Ka 19-89 vjeç, por mbizotëron 65 vjeçare, ka më shumë raste të grave shtatzëna që vijnë me COVID, që kanë forma të rënda. Pjesa më e madhe e të shtruarve të pavaksinuar. Ka fatalitete nga rastet e vaksinuara, por janë shumë të pakt. 5.1 ose 5.4 raste në ditë”, tha Dhimitër Kraja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat