​Apeli lë në fuqi dënimin me dy vjet burg për Adriatik Llallën

Shqipëria

​Apeli lë në fuqi dënimin me dy vjet burg për Adriatik Llallën

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 14:24
Adriatik Llalla

Gjykata e Posaçme e Apelit e Shqipërisë ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me dy vjet heqje lirie për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Më 20 maj, Gjykata e Posaçme dënoi me dy vjet burg, si dhe 5 vjet heqje funksionesh publike, ish-prokurorin e përgjithshëm, për “fshehje dhe mos deklarim të pasurisë”.

Po ashtu, gjykata vendosi edhe konfiskim të pasurive, gati 22 mijë metra katrorë truall dhe një apartament në Durrës.

Prej shkurtit 2018, Llalla është pjesë e listës së zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, që i ka ndaluar hyrjen në SHBA atij dhe familjarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat