Policia Federale gjermane dhuron 14 automjete dhe 3 sete Smartdec, për strukturat e Policisë së Shtetit.

Shqipëria

Policia Federale gjermane dhuron 14 automjete dhe 3 sete Smartdec, për strukturat e Policisë së Shtetit.

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 14:34
Foto nga takimi

Policia federale gjermane i dhuroi policisë shqiptare 14 automjete dhe 3 sete Smartdec.

Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri Peter Zingraf i dorëzoi sot donacionin drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Ambasadori Zingraf është shprehur “Lufta kundër krimit të organizuar është një ndër pikat më të forta të bashkëpunimit mes vendeve tona. Dhurimi i këtyre pajisjeve për Policinë Kufitare të shtetit shqiptar, gjithashtu dhe për Policinë Kriminale është një shenjë e fortë bashkëpunimi për të luftuar mbi të gjitha migracionin e paligjshëm, por dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Këto automjete që po dhurohen do të ndihmojnë më tej për të përballuar sfidat që ka Policia Kufitare dhe gjithashtu për të përforcuar akoma më tej flotën e automjeteve të Policisë së Shtetit”.

Veliu theksoi se: “Mbështetja e vazhdueshme e Policisë Federale gjermane, për Policinë e Shtetit ka rritur efikasitetin dhe rezultatet e punës së Policisë Kriminale dhe asaj Kufitare. Donacioni do shërbejë në rritjen e performancës në drejtim të kontrollit të kufijve, parandalimit dhe goditjes së krimeve ndërkufitare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat