Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave, Ahmetaj zbulon vendimet marra

Shqipëria

Përfundon mbledhja e Këshillit të Ministrave, Ahmetaj zbulon vendimet marra

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 16:56
Arben Ahmetaj

Këshilli i Ministrave është mbledhur sot për herë të dytë pas krijimit, teksa zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj ka informuar pas mbledhjes për vendimet e marra.

Tre miliardë lekë i kanë kaluar FSHZH për të vijuar punimet në terren për Rindërtimin.

”Kjo është mbledhja e dytë e qeverisë, do të desha të ndaja me ju dhe kolegët e tjerë vendimet e kësaj mbledhje qeverie.

Duke filluar me vendimet për programin e rindërtimit. Siç e dini, rindërtimi vijon me intensitet. I kaluam FSHZH dhe 3 miliardë lekë, në ekuivalencë, 30 milion dollar për të vijuar punët  në terren me shpejtësi për të plotësuar angazhimin për të mbaruar punët në shtatorin e 22.

Dua të ndaj me qytetarët një vendim tjetër për Rindërtimin e një qendre si 5 maji, në lagjen 4 dhe lagjen 8 të kryeqytetin, një poliqendër e re, ku i hapet rruga dhe aty punimeve me shpejtësi, shpronësim me këmbim. Do vijohet puna me 2-3 turne.

Në të njëjtën kohë dua të ndaj me qytetarët dhe studentët e prindërit që kaluam 3 marrëveshje me qeverinë gjermane nëpërmjet kfËË, brenda paktit të universitetit një shumë 20 milion euro hua, 8.5 milion euro grant që do të shkojnë në rikonstruksion e efiçiencë energjie të godinave të universiteteve publike.

Kemi filluar punën sa i përket paktit të universitetit, vijon me intensitet të plotësojë angazhimet e kryeministrin dhe qeveria. Këto ishin vendimet e rëndësishme.”- tha Ahmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat