Basha nis konsultimet me bazën për reforma territoriale

Shqipëria

Basha nis konsultimet me bazën për reforma territoriale

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 17:35
Foto ilustrim

Janë zbardhur takimet e kryedemokratit Lulzim Basha me drejtuesit e degëve të Partisë Demokratike.

Burime nga PD, bëjnë me dije se takimet e Bashës me drejtuesit e degëve të Partisë Demokratike, ndër të tjera, kanë pasur në fokus konsultimet për Reformën Territoriale, që është një nga prioritetet e PD-së në këtë sezon të ri politik.

Sipas PD-së, ndryshimet e vitit 2014, të bëra për llogari elektorale, rezultuan një dështim, kostot e të cilit i paguajnë qytetarët.

Me porosi të Bashës, krerët e degëve të PD-së do të mbledhin propozimet e anëtarësisë, grupeve të interesit dhe të qytetarëve, për të adresuar në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse ndryshimet e nevojshme për një pushtet lokal pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat