Takimet e Bashës me krerët e degëve, ja çfarë është diskutuar. Zbulohet edhe porosia që dha kryetari i PD

Shqipëria

Takimet e Bashës me krerët e degëve, ja çfarë është diskutuar. Zbulohet edhe porosia që dha kryetari i PD

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 17:45
Lulzim Basha

Burime nga PD kanë bërë me dije detaje nga takimet e kryetarit të PD, Lulzim Basha me krerët e degëve gjatë ditëve të fundit.

Takimet e Bashës me drejtuesit e degëve të Partisë Demokratike, ndër të tjera, kanë pasur në fokus konsultimet për Reformën Territoriale, që është një nga pritoritetet e PD-së në këtë sezon të ri politik.

Sipas burimeve, në takime u tha se ndryshimet e vitit 2014, të bëra për llogari elektorale, rezultuan një dështim, kostot e të cilit i paguajnë qytetarët.

Krerët e degëve janë porositur nga Basha që të mbledhin propozimet e anëtarësisë, grupeve të interesit dhe të qytetarëve, për të adresuar në mënyrë sa më gjithëpërfshirëse ndryshimet e nevojshme për një pushtet lokal pranë qytetarëve dhe në shërbim të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat