“Politika i shkakton krimet”/ Arben Rakipi: Drejtësia duhet të mbajë anën e viktimës

Shqipëria

“Politika i shkakton krimet”/ Arben Rakipi: Drejtësia duhet të mbajë anën e viktimës

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 18:20
Arben Rakipi

Shkolla e magjistraturës shfaqi për studentët një film dokumentar kushtuar gjyqtarëve dhe prokurorëve që luftojnë krimin ekonomik ndërkombëtar. Duke marrë shkasë nga kjo vepër, ish-kryeprokurori Arben Rakipi tha se reforma në drejtësi ka vendosur kritere të forta për anëtarët e SPAK-ut dhe gjykatës special, pikërisht si një garanci për suksesin e këtyre institucioneve.

Reforma në drejtësi ka përcaktuar kritere shumë të forta për anëtarët e prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme anti-korrupsion, si një garanci për suksesin e këtyre institucioneve.

“Ndër kriteret që personat që punojnë në këtë strukturë, duhet të kenë është dhe paraqitja e çështjeve, të suksesshme, të cilat ata duhet t’i kenë përfunduar dhe që bëhen bazë, e emërimit të tyre.”

Drejtori i shkollës së magjistraturës Arben Rakipi, njëherësh ish prokuror i përgjithshëm tha gjatë një bashkëbisedimi me studentët pas shfaqjes së filmit-dokumentar “kodi”, se sukseset e mëdha në drejtësi i kanë arritur individë jo të zakonshëm,

“Përsa kohë që çështjet penale për të cilat përmendëm me ndërkombëtarët, në lidhje të ngushtë me politikën. Kjo e fundit shpeshherë është shkaktare e tyre."

Duke iu referuar filmit të shfaqur para bashkëbisedimit, Rakipi tha se politika është shpeshherë shkaktare e veprave penale.

“Nëse ne do të arrijmë ta administrojmë mirë vullnetin e viktimës për të prodhuar çështje, prova, nuk kemi nevojë më shumë sesa ligji që kemi për të bërë çështje të suksesshme”

Si një garanci për sukses, Rakipi përmendi para studentëve përfaqësimin e viktimave të veprave penale nga gjyqtari dhe prokurori, edhe si një formë kjo për të siguruar provat e duhura e të plota për zbardhjen e krimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat