Sociologia Tanellari: Jam vaksinuar dhe besoj tek shkenca, mos u ndikoni nga informacionet

Shqipëria

Sociologia Tanellari: Jam vaksinuar dhe besoj tek shkenca, mos u ndikoni nga informacionet

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 18:22

Sociologia Tanellari e ftuar në studion e "Jeto ne Orën" në RTV Ora me moderatoren Ana Kallaku  foli për vaksinimin kundër Covid.

Sipas saj, duhet t'i besojmë shkencës dhe jo informacioneve të cilat janë të klikueshme.

Tanellari: "Është një periudhë që të gjithë jemi çuditur, për ndryshimet sociale dhe shpesh edhe psikologjike që kemi pësuar në moment të caktuara. Në anën sociale kanë ndodhur shumë ndryshime që nuk prekin vetëm ato shëndetësore, pra ne flasim Covid si ndryshim në sistemin tonë imunitar apo duhet ta bëjmë apo jo vaksinën?

Unë besoj te shkenca, unë jam vaksinuar dhe mendoj që të gjithë e kanë në dorë zgjedhjen për ta bërë ose jo vaksinën, për t'u ndikuar ose jo nga informacionet. Ne tashmë e dimë që çdo informacion është i klikueshëm, ndoshta shpesh bëhet për të shtuar liket dhe komentet në Facebook, por që nuk duhet të shihet në këtë mënyrë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat