Dasho: Ata që kanë marrë CoronaVax në Shqipëri janë të pavaksinuar, të marrin vaksinë të sigurt

Shqipëria

Dasho: Ata që kanë marrë CoronaVax në Shqipëri janë të pavaksinuar, të marrin vaksinë të sigurt

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 18:34
Erion Dasho

 ftuar në RTV ORA mjeku Erion Dasho, duke folur për situatën e Covid-19 në Shqipëri, ai tha se vaksinimi në Shqipëri ka pësuar disa goditje që mund të ishin shmangur.

Ai tha se duhet të përdoren vetëm vaksina që përdoren vetëm nga EMA dhe FDA, si dhe se qeveria i la në mëshirë të fatit shqiptarët të cilët u mbyllën në shtëpi si spitale.

Dasho: Vaksinimi në Shqipëri ka pësuar disa goditje që mund të ishin shmangur. Problemi me coronavax është që EMA dhe FDA që janë organizma prestigjiozë, nuk e kanë njohur këtë vaksinë. Një gjë e tillë vendos një pikëpyetje lidhur më këtë vaksinë. Ne jemi munduar që të bëjmë apel që të përdoren vetëm vaksina që përdoren vetëm nga EMA dhe FDA.

Sigurisht ka ndikuar edhe lëvizja konspiracioniste dhe në vendin tonë ka pasur ndikim, sepse ka pasur një mungesë besimi nga qytetarët te qeveria. Qeveria i la në mëshirë të fatit shqiptarët të cilët u mbyllën në shtëpi si spitale. Po ashtu nuk u rregullua tregu, ku testi akoma kushton shumë në raport me vendet e tjera. E fundit, u hodh hapi i gabuar që është vaksinimi me detyrim të disa pjesëve të popullatës.

Dasho shtoi se nuk do ta promovonte vaksinimin në Shqipëri me coronavax, sepse është e pa miratuar nga organizma si FDA dhe EMA.

Dasho: Unë jam mbështetës i vaksinimit, por nuk mund ta promovoja vaksinimin në Shqipëri me Coronavax, sepse është e pa miratuar nga FDA dhe EMA. Unë e rekomandoj vetëm me vaksina të sigurta të miratuara. Unë at amë coronavax i konsideroj si të pa vaksinuar dhe u sugjeroj që të bëjnë të paktë një dozë tjetër me një vaksinë të sigurt. Për mua këta persona duhet të vaksinohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat