Viti i ri akademik mund të jetë përsëri online

Shqipëria

Viti i ri akademik mund të jetë përsëri online

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 18:43
Ilustrim

Skënder Brataj ka treguar se po diskutohet nëse viti i ri akademik të kalojë online. Në një intervistë ai është shprehur se çdo gjë varet nga ecuria epidemiologjike.

Si do të funksionojnë shkollat?

"Plani i zhvillimit të mësimit është bërë nga një broshurë nga ISHP. Ne japim këshillimin si duhet të jetë distanca, si përdoret maska dhe kapacitetet e shkollave i dinë vetë.

Ajo që ishte e rëndësishme, është se iu dha një kohë personelit mjekësor, mësuesve që duhet të gjejnë mënyrën që të mos jenë transportues te fëmijët apo studentët, të vaksinohen. Kjo kohë u shtye deri në nisjen e shkollave. Online po diskutohet universiteti dhe ajo po shihet se si do të jetë ecuria epidemiologjike", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat