Aksident në Kuçovë, shoferi nxirret nga makina nga banorët

Shqipëria

Aksident në Kuçovë, shoferi nxirret nga makina nga banorët

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 20:37
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të Kuçovës.

Një mjet tip Benz me targa Br 22 44 B është përplasur me mjetin tip BMW me targa AA 529 JH.

Nga përplasja mjeti tip Benz ka përfunduar në kanal.

Kanë qenë banorët e zonës që kane mundur të nxjerrin drejtuesin e Benzit , i cili po merr mjekimet në spitalin e Beratit jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e uniformave blu po punohet për zbardhjen e ahmakut të aksidentit.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat