Pas urdhrit të SPAK, policia i shkon në shtëpi Adriatik Llallës për ta arrestuar

Shqipëria

Pas urdhrit të SPAK, policia i shkon në shtëpi Adriatik Llallës për ta arrestuar

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 21:04
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për ta dënuar me dy vjet burg, policia i ka shkuar në shtëpi ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për ta arrestuar.

Aksioni i policisë erdhi pasi SPAK kërkoi ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, e cila vendosi që ish-prokurori i Përgjithshëm të mbyllet në qeli.

Aktualisht policia ndodhet në banesën e Llallës, por besohet se ish-kryeprokurori nuk është në Shqipëri.

Sipas avokatit mbrojtës, Adriatik Llalla vuan nga një sëmundje e rëndë.

Kujtojmë se Gjykata vendosi edhe konfiskim të pasurive të ish-kryeprokurorit, gati 22 mijë metra katrorë truall dhe një apartament në Durrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat