Policia nuk e gjen në banesë, Adriatik Llalla shpallet në kërkim kombëtar

Shqipëria

Policia nuk e gjen në banesë, Adriatik Llalla shpallet në kërkim kombëtar

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 21:45
Policia në banesën e Adriatik Llallës

Ish kryeprokurori Adriatik Llalla është shpallur në kërkim kombëtar.

“Është njoftuar SPAK dhe burime të sigurta bëjnë me dije se është shpallur në kërkim kombëtar.

Nuk dihet sa do të jetë afati në fuqi për kërkimin kombëtar. Nga ana tjetër, Llalla ka dalë nga Shqipëria përmes Rinasit me 9 shtator me destinacion Rinas-Itali ndërsa më pas nuk dihet cili është destinacioni i tij final.

Ish zyrtari i lartë ka marrë disa raporte për gjendjen shëndetësore aspak të mirë por nuk dihet diagnoza”, tha Anila  Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat