Sot mbahet seanca parlamentare në Kuvendin e Shqiprisë

Shqipëria

Sot mbahet seanca parlamentare në Kuvendin e Shqiprisë

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 09:23
Kuvendi

Kuvendi mban sot në orën 10.00 seancën e radhës plenare. Kjo mbledhje vjen pas seancës maratonë për programin e qeverisë dhe miratimin e kabinetit.

Mungojnë sot në diskutime Kryeministri dhe disa ministra që ndodhen në SHBA në punimet e Asamblesë së OKB-së.

Në rendin e ditës janë projektvendim “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit” si dhe “programi i punës së Kuvendit për periudhën 27 Shtator 2021 – 5 Nëntor 2021”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat