U arratis apo iku për arsye shëndetësore? Policia nuk pret, Llalla do shpallet në kërkim ndërkombëtar!

Shqipëria

U arratis apo iku për arsye shëndetësore? Policia nuk pret, Llalla do shpallet në kërkim ndërkombëtar!

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 12:25
Adriatik Llalla

Adriatik Llalla kur ishte në detyrë si kryeprokuror i përgjithshëm lajmëronte shpesh se shtatorin që do vinte do bënte arrestime në nivele të larta.

Arrestime të tilla nuk i bëri kurrë dhe për fatin e tij të keq, ai mund të arrestohet këtë shtator, pasi gjykata e posaçme la në fuqi vendimin për dënimin e tij me dy vite burgim. Pas vendimit SPAK i kërkoi policisë arrestimin e tij dhe në mbrëmje ata zbarkuan në shtëpinë e tij por pa e gjetur.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha tha se teksa, ende nuk është konfirmuar nëse është arratisur apo është larguar për shkaqe shëndetësore nga Shqipëria, burime i thonë Top Channel se Llalla nuk do shpallet vetëm në kërkim kombëtar, por me shumë mundësi pritet të shpallet edhe në kërkim ndërkombëtar, duke qëne se është konfirmuar nga sistemi Tims, se ai është larguar jashtë Shqipërisë, por nuk dihet vendi final i tij.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat