I shpallur në kërkim nga Italia për trafikim narkotikësh, arrestohet 48-vjeçari

Shqipëria

I shpallur në kërkim nga Italia për trafikim narkotikësh, arrestohet 48-vjeçari

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Fast Albania dhe Interpol Tirana kanë vënë sot në pranga një 48-vjeçar që ishte në kërkim ndërkombëtare.

Mësohet se i arrestuari është Edmond Sufja, banues në Lezhë.

Sufja është vënë në pranga provizorisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë pasi ishte shpallur ne kërkim ndërkombëtar për organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

48-vjeçarin, Gjykata e Milanos ka dënuar me 18 vite burg. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat