KPK merr vendimin, shkarkohet gjyqtari i njohur i Apelit

Shqipëria

KPK merr vendimin, shkarkohet gjyqtari i njohur i Apelit

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 13:16
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Apelit të Durrësit, Izet Dushaj.

Trupa gjykuese e kryesuar nga Firdes Shuli, relatore Pamela Qirko dhe anëtar Olsi Komicin, kanë vendosur shkarkimin e Dushajt për shkak të problemeve me pasurinë.

Gjyqtarit iu kërkua të justifikonte një shumë prej 11 milionë lekësh.

Nga ana tjetër Dushaj ka mohuar se ka pasuri të paligjshme, dhe paraprakisht kërkoi hetim në dy kriteret e tjera të rivlerësimit, atë të pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit, por, KPK, nuk e ka pranuar një kërkesë të tillë.

Por, KPK, problem ka konstatuar edhe në kriterin e pastërtisë së figurës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat