Noka: Kuvendi Kombëtar i PD do të mblidhet për largimin e Bashës

Shqipëria

Noka: Kuvendi Kombëtar i PD do të mblidhet për largimin e Bashës

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 13:30
Flamur Noka

Anëtari i kryesisë së PD Flamur Noka, ka dalë hapur në krah të ish kryeministrit Sali Berisha pas përjashtimit nga Grupi Parlamentar.

Noka është shprehur sot para gazetarëve se Kuvendi Kombëtar dhe Kongresi i partisë do të mblidhet, jo për të shqyrtuar vendimet e SHBA por kundër Bashës.

“Kuvendi do të mblidhet, dhe jo për të shqyrtuar vendime të SHBA-ve, por do të mblidhet kundër Bashës. Kundër kryetarit të PD që tashmë është në minorancë, ilegjitim dhe nuk përfaqëson shumicën në PD. Është gjithçka një proces, askush në Republikën e Shqipërisë nuk mund ta ndalojë vullnetin e anëtarëve të PD”, u shpreh Noka.

Deklarata e Nokës vjen si kundërpërgjigje ndaj Lulzim Bashës i cili u shpreh ditën e djeshme para gazetarëve se Kuvendi i PD nuk do të mblidhet për të shqyrtuar vendime të qeverisë amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat