Policia e Elbasanit të “këput” në gjoba nëse pasagjerët nuk kanë mbiemrin tënd

Shqipëria

Policia e Elbasanit të “këput” në gjoba nëse pasagjerët nuk kanë mbiemrin tënd

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 13:36
Foto ilustrim

Policia e Elbasanit është bërë protagoniste e një skandali gjobash.

Në të gjithë rrugët hyrëse dhe dalëse të Elbasanit janë zhvilluar disa aksione ditëve të fundit ku shoferët gjobiten nëse pasagjerët që ata kanë në makinë nuk mbajnë mbiemrin e njëjtë.

Kjo gjobë vjen me argumentimin se shoferët po shërbejnë si taksi të paligjshme duke transportuar udhëtarë kundrejt pagesës, por pa marrë parasyshë se në makinë mund të jenë familjarë, miq apo të njohur të shoferit.

Ky skandal raportohet se ka prej disa ditësh që po përsëritet nga Policia e Elbasanit, ndërsa nuk kanë munguar reagimet e shumta të qytetarëve të cilët shprehen se këto gjoba janë në kundërshtim me ligjin.

Ndërkohë gjobat variojnë nga 250 mijë deri në 400 mijë lekë të vjetra. Ky aksion i policisë është zhvilluar gjerësisht në aksin Prrenjas-Qafthanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat