Të huajt shqetësim për policinë, Kalemi: Duhet më shumë bashkëpunim nga organizatat

Shqipëria

Të huajt shqetësim për policinë, Kalemi: Duhet më shumë bashkëpunim nga organizatat

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 21:27
Skënder Kalemi

Emigrantët nga vendet e treta që përdorin Shqipërinë si vend tranzit për të kaluar në BE janë kthyer në shqetësim për policinë e shtetit. Për këtë arsye Drejtori i shkollës së policisë bazë në Akademinë e Sigurisë, Skënder Kalemi, kërkoi më shumë bashkëpunim nga organizatat qeveritare pasi sipas tij vetëm në këtë mënyrë do të kenë sukses.

"Organizatat qeveritare dhe joqeveritare përfitojnë vetëm projekte dhe shpalosin fondet dhe në fund të fundit shkojnë dhe trokasin te policia e shtetit dhe vetë nuk japin asnjë, nuk flas për të gjitha. Angazhimi i tyre duhet të jetë në plan të parë dhe policia duhet të jetë në plan të dytë për realizimin e këtyre gjërave," shtoi Kalemi.

Po ashtu Kalemi ngriti shqetësim edhe për punonjës të policisë të cilët nëpërmjet ryshfetit bashkëpunojnë me emigrantët për t'i mundësuar atyre kalimin në mënyrë të jashtëligjshme.

"Kemi akoma midis nesh punonjës policie të paformuar mirë që bashkohen me ata elementë kriminalë, të cilët e shfrytëzojnë këtë dobësi ose këtë dëshirë të tyren për të kaluar nga njëri vend në vendin tjetër duke i ofruar shërbimin e tyre, qoftë jashtë territorit për t'i futur brenda, qoftë edhe brenda territorit tonë për t'i nxjerrë jashtë për t'i marrë të mira materiale që janë para. Këtë e bëjnë në bashkëpunim edhe me punonjës policie," tha Kalemi.

Studentet e Akademisë së sigurisë së bashku më Erida Skendaj, drejtore e Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe Genci Pjetri nga IOM diskutuam mbi filmin "Shenjti i së pamundurës" ku tregonte kohën e vështirë në të cilën emigrantët përballën , dhe e krahasuan atë me eksodin e viteve 90 në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat